Hotel Bistra

Hotel Bistra

Hoteli Bistra eshtë i vendosur poshtë në rrënzë të Malit Bistra, në afërsi të Liqenit të Mavrovës dhe tre teleferikë, që çojnë deri te terrenet e bukura për skijim. I rrethuar me bukuri natyrore, hoteli ofron qëndrim të këndshëm, pushim, argëtim dhe rekreacion gjatë tërë vitit.

Hoteli posedon 118 shtretër në dhoma komode të rregulluara me vaska xhakuzi, telefon, TV. Hoteli Bistra posedon edhe apartamente të reja ekskluzive me vaska dhe tush xhakuzi. Restorani ynë ofron zgjedhje të pasur të specialiteteve të jashtëzakonshme, ushqim deti dhe ushqim nacional tradicional.

Restorani ynë ofron zgjedhje të pasur të specialiteteve të jashtëzakonshme ushqim deti dhe ushqime tradicionale.

Restorani & Bari

Restorani

Edhe një vend ku do jeni ngrohtë të pritur. Në restoranin e këndshëm, ju ofrojmë zgjedhje të pasur të specialiteteve të jashtëzakonshme të detit, zgjedhje të madhe të specialiteteve ndërkombëtare dhe ushqim tradicional maqedonas.Nëse nuk jeni peshkatar, por kënaqeni me të tërën që vjen nga deti, urdhëroni.Zgjedhje e gjerë e ushqimeve, të përgaditura për ju. Ushqim dhe verë e mirë për kënaqësi në çdo stinë të vitit..

Bari
Vendi ku mund të relaksoheni
Bashkangjituni na barin tonë, në momentet e relaksimit. Do të keni mundësinë të takoni njerëz të rinj dhe të kaloni kohë kualitative me miqtë e tuaj.

Pishina & Xhakuzi mbretëror

Pishina
Edhe një vend i shkëlqyeshëm
Për të gjithë ata që duan të freskohen kemi pishinë të shkëlqyeshme.
Pishina është ideale për përmirësimin e kondicionit tuaj, për argëtim ose vetëm për freskim në fund të ditës.

Xhakuzi mbretëror
Edhe një mundësi për relaksim ofron edhe xhakuzi ynë.

Fitnes qendra
Nëqoftëse dëshironi sport
Për të gjithë ju që doni aktivitetet sportive, ne kemi fitnes klub të pajisur tërësisht për rekreacion.

Sauna
Edhe pse jashtë ju vie ftohtë...
Në Hotelin Bistra keni mundësinë maksimalisht të relaksoheni në saunën tonë. Sauna e gjërë është në dispozicionin tuaj për pushim, relaksim dhe bisedim.

Këndi i fëmijëve

Dhoma